Del në ankand postimi i parë në Twitter, ofrohen 2,5 milionë dollarë

Kuriozitete | 6 vite më parë

Shefi ekzekutiv i Twitterit, Jack Dorsey, ka nxjerrë në shitje postimin e parë të publikuar në këtë platformë, në formën e një vepre digjitale për koleksionistët. Dorsey shpërndau të premten e kaluar një link që të çonte në një platformë digjitale të quajtur “Gjëra të vlefshme”, e cila lejon shit-blerjen e postimeve në Twitter, me autografin e krijuesit, shkruan a2news.

Postimi i parë i Dorseyt në Twitter është bërë në vitin 2006, ku ai thotë “duke ndërtuar Twitter-in tim”. Deri më tash, oferta më e lartë për këtë postim është 2,5 milionë dollarë, bërë nga Sina Estavi, shefi ekzekutiv i kompanisë Bridge Oracle.

Suveniret digjitale janë shtuar shumë në muajt e fundit, si një formë popullore teknologjike për të shitur vepra arti në formë digjitale. Klienti në fakt blen një “medalje” që verifikon autenticitetin e pronësisë. Vepra të tjera digjitale që po shiten në këtë mënyrë janë videoklipe me performancat e lojtarëve më të mëdhenj të NBA-së, si LeBron James.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme