Del në shitje një dokument i Napoleon Bonapartit

Kuriozitete | 6 vite më parë

Një dorëshkrim unik mbi Betejën e Austerlicit (1805) diktuar dhe nënshkruar nga Napoleon Bonaparti gjatë mërgimit të tij në ishullin e Shën Helenës ka dalë në shitje duke filluar nga sot, në Paris.

Teksti prej 74 faqesh që perandori i diktoi gjeneralit të tij besnik, Henri-Gatien Bertrand, tregon për fitoren e tij më të madhe, më 2 dhjetor 1805, në Austerlic, megjithë inferioritetin numerik të ushtrisë së tij të ashtuquajtur ”Grande Armée”.

Në total, shënimet origjinale të Napoleonit janë 11. Dorëshkrimi shoqërohet nga një plan beteje në letër me shkëlqim të vizatuar nga gjenerali. Pikërisht këtë vit, do të kujtohet 200-vjetori i vdekjes së Napoleonit, më 5 maj 1821.

Dorëshkrimi është ekspozuar në galerinë ”Arts et autographes”, pranë Odéon, dhe shitet për një milion euro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme