Del video e tmerrshme nga lufta, Zelensky iu kërkon udhëheqësve botërorë të veprojnë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu ka kërkuar udhëheqësve botërorë të veprojnë qarkullimit të një videoje ku duket një ushtar rus që i pret kokën një ushtari ukrainas të zënë rob.
Presidenti tha se bota nuk mund t’i injoronte këto pamje djallëzore. “Shihni sa lehtësisht vrasin këta kafshë. Nuk do të harrojmë asgjë dhe nuk do t’i flasim vrasësit. Për gjithçka do të jepet llogari. Mundja e terrorit është e nevojshme”, u shpreh Zelenski.
Nuk dihet vendi ku ka ndodhur ngjarja por Zelensky tha se mënyra se si ushtari i ndjerë ishte ekzekutuar ishte përdorur rëndom nga forcat ruse në krahinat që patën qenë pushtuar nga ta, si në Bucha, ku pushtuesit kishin vrarë dhe torturuar qindra civilë.
Për videon ka reaguar edhe Kremlini. Zëdhënësi Dmitri Peskov tha “se ajo ishte e tmerrshme. Duhet të verifikohet autenticiteti i videos”, tha Peksov.
Për videon reagoi dhe Bashkimi Europian, një zëdhënëse e të cilit dha se përgjegjësit për krime lufte në Ukrainë do të nxirreshin para drejtësisë.
“Nuk kemi informacion për vërtetësinë e videos. Nëse konfirmohet, do të jetë një tjetër kujtesë brutale për natyrën çnjerëzore të agresionit rus, tha ajo.
Ndërkohë një tjetër video ka qarkulluar nëpër rrjete sociale ku pranë një automjeti të shkatërruar ushtarak duken trupat e pajetë të dy ushtarëve ukrainas që dhe atyre iu është prerë koka.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




