Dënohet me vdekje gruaja e ish-kreut të ISIS, fajtore për privimin nga liria të grave të minoritetit Yazidi

Botë | 2 vite më parë

Një gjykatë irakiane ka dënuar me vdekje bashkëshorten e ish kreut të grupit terrorist të shtetit Islamik Ebu Bekr Al Bagdadi, e cila u akuza për mbajtjen në kushtet e rrëmbimit të grave të minoritit fetar Yazidi. Asma Mohamde, bashkëshortja e Bagdadit u gjykua pasi u depërtua në Irak nga Turqia. 

Gjykata penale e Khark në lidhje të Bagdadit ka dënuar me vdekje bashkëshorten e Al-Bagdadit për bashkëpunim me  ISIS dhe mbajtjen në shtëpinë e saj të grave Yazidi, bëri me dije këshilli supreme gjyqësor I Irakut në një deklaratë në faqen e tij të internetit. 

Gatë avancimit në veri të Irakut në vitin 2014, ekstremistët islamikë morën peng gratë jo myslimanë Yazidi, pasi vranë mijëra burra të atij minoriteti. Gratë më pas u kthen në skllave seksi.   Në vitin 2017, forcat e mbështetura nga SHBA mposhtën ISIS në Irak, dhe dy vite më pas në Siri. 

Në tetor të 2019-ës, Uashingtoni njoftoi vrasjen e Bagdadit gjatë një operacioni që trupat amerikane ndërmorën në veriperëndim të Sirisë, pesë vite pasi kreu i ISIS shpalli kalifatin që sundonte në pjesë të madha të Sirisë dhe Irakut.  

Në muajin shkurt të këtij viti, irak njoftoi se kishte siguruar riatdhesimin e familjes së Bagdadit, dhe se bashkëshortja e tij që ishte ndaluar në Turqi ishte kthyer në Irak së bashku me fëmijët e saj.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme