“Dielli artificial” i Kinës ka arritur temperatura rekorde

Eksperimenti i energjisë së pastër, i njohur si “dielli artificial”, ka arritur një temperaturë të re rekord. Qëllimi i programit kinez është të imitojë reagimet natyrore që ndodhin në yje, dhe tani “dielli artificial” ka arritur një temperaturë rekord prej 70 milionë gradë.
EAST, i njohur si “dielli artificial”, arriti temperaturën e përmendur, e cila është pesë herë më e lartë se temperatura e Diellit, dhe e mbajti atë për një periudhë më të gjatë se 17 minuta. Besohet se temperatura në bërthamën e Diellit tonë është rreth 15 milionë gradë.
Informacioni mbi arritjen e rëndësishme u nda nga Gong Xianzu, një studiues në Institutin e Fizikës së Plazmës në Akademinë Kineze të Shkencave (ASIPP). “Ky operacion përfaqëson një bazë solide shkencore dhe eksperimentale për funksionimin e reaktorit të shkrirjes”, tha Gong.
Qëllimi i projektit EAST është të zhvillojë një teknologji që mund të japë energji të pastër pothuajse të pakufizuar duke imituar reagimet që ndodhin në Diellin tonë dhe yjet e tjerë. Eksperimentet po kryhen në Hefei, Provinca Anhui.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




