Digjet një automjet i parkuar në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës në lagjen “24 Maji” të Vlorës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa automjeti është përfshirë plotësisht nga zjarri.
Nga të dhënat paraprake, policia dyshon se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Në kuadër të hetimeve, efektivët po verifikojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



