Dita e sotme do të jetë me diell dhe rritje të lehtë temperaturash në të gjithë vendin

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve, vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht përgjatë zonave malore si dhe në jug të vendit, pa sjellë reshje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s.
Ndërkohë në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




