Dita e sotme do të ketë mot të kthjellët me vranësira kalimtare

Moti | 8 muaj më parë

Ditën e sotme (22 shkurt), moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit por dhe me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës në relievet malore në lindje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht atë jugperëndimor si dhe në zonat luginore era do të fryj me shpejtësi deri 18 m/s. Deti do të jetë i valëzimit me forcë 2-4 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme