Djokovic shpërthen kundër arbitrit dhe Zverev: Rregulli më idiot që kam parë në jetë!

Sport | 56 minuta më parë

Një pikë e përsëritur pas kërkesës së gjermanit ka nxehur ish-numrin 1, që në fund fitoi ndeshjen e Atp të Pekinit, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Momente tensioni në çerekfinalen e Atp të Pekinit mes Novak Djokovic dhe Alexander Zverev (fitoi serbi pas 3 setesh). Gjithçka ndodhi në fillim të ndeshjes, me një ‘break’ në favor të gjermanit, që kryesonte 2-1. Zverev humbi pikën dhe u ankua tek arbitri, sepse në momentin e shërbimit ishte shpërqendruar nga ndërrimi i imazhit në një nga LED-et anësore.

Arbitri Adel Nour i dha të drejtë dhe urdhëroi përsëritjen e pikës. Dhe në këtë moment Djokovic nuk u përmbajt: “Është një nga rregullat më idiote që kam parë në jetë. Nuk ka sens. Nëse një lojtar bezdiset, ndalet menjëherë. Në të kundërt, mund të bëjmë një shkëmbim prej 30 goditjesh, humbasim pikën dhe themi ‘Beh, tani po shkoj të ankohem'”.

Pak sekonda më pas tenisti serb u rikthye fushë me një të qeshur ironike, duke tundur kokën. Në fund Zverev e humbi pikën e polemikave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme