Dokumente të shërbimeve sekrete hedhin dyshime se Putini është prekur nga Parkinsoni dhe kanceri në prostat

Botë | 4 vite më parë

Dokumente të zbuluara nga shërbimet sekrete, duket se konfirmojnë se president rus, Vladimir Putin, është prekur nga sëmundja e Parkinsonit dhe kanceri në pankreas.

Shëndeti i presidentit rus 70-vjeçar,  prej kohësh ka qenë burim spekulimesh nga ana e shërbimeve sekrete perëndimore, të cilat aludojnë se ai ka probleme serioze me shëndetin.

Spekulimet për shëndetin jo të mirë të presidentit kanë qarkulluar prej vitesh. Besohet se ai mbahet nën vëzhgim nga një ekip mjekësh, që monitorojnë me kujdes shëndetin e tij.

Ka pasur aludime në vendet perëndimore për shëndetin e Putinit, veçanërisht nga ish-kreu i MI6, Sir Richard Dearlove, i cili ka thënë se lideri rus përballet me dërgimin në një sanatorium, për shkak të problemeve të tij me shëndetin. 

Një email i parë nga The Sun Online, nga një burim i inteligjencës ruse pranë Kremlinit, konfirmoi se Putin është diagnostikuar me Parkinson dhe kancer në pankreas. Thesun

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme