Draghi fiton besimin e qeverisë me 95 vota, por tradhtohet nga Salvini dhe Berluskoni

Botë | 4 vite më parë

Mario Draghi, kryeministri i Italisë konfirmoi besimin e qeverisë nga votimi në Senat, ndonëse u tradhtua nga disa nga politikanë që pritej ta votonin pro. Senati Italian miratoi rezolutën për komunikimet e kryeministrit të paraqitur nga Pier Ferdinando Casini me 95 vota pro dhe 38 kundër. Senatorët e lëvizjes “5 Yjet” dhe Fratelli d’Italia nuk kanë votuar, por surpriza e vërtetë ka qenë “tradhtia” që Mateo Salvini dhe Silvio Berluskoni i kanë bërë Mario Draghit.

Para votimit “Forza Italia’ dhe “Lega Nord” që përbëjnë koalicionin e së djathtës kishin deklaruar mbështetjen për qeverinë, por ato nuk morën pjesë në votimin final.

“Ne jemi gati të votojmë për rezolutën e qendrës së djathtë. Nuk mund të votojmë një rezolutë që parashikon lëvizjen me “5 Yjet” në qeveri”. Këto ishin fjalët që Berlusconi i kishte thënë Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit, por në fund nuk votuan.

Mario Draghi menjëherë pas përfundimit të debatit për votëbesimin është larguar nga Senati. Thyerja mes të djathtës dhe Draghit erdhi pas vendimit të kryeministrit për t’i dhënë besim rezolutës së paraqitur nga Casini.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme