Duhanpirja në Britani, Starmer: Së shpejti në vend do të vendosen rregulla më të ashpra

Kryeministri britanik Keir starmer ka konfirmuar se qeveria e tij planifikon të vendosë rregulla më të ashpra për sa i përket duhanpirjes në mjedise të hapura në mënyrë që të reduktohet numri i vdekjeve të parandalueshme që kanë lidhje me përdorimin e duhanit.
Nga Franca, pasi u takua ë takohej me presidentin Emanuel Macron, Starmer tha se nevojiteshin masa konkrete për të ulur barrën me të cilën po përballet shërbimi kombëtar shëndetësor i vendit. Nën planet që qeveria po shqyrton mund të ndalohet duhanprija në kopshtet publike, restorantet e hapura, mjediset jashtë spitaleve dhe në ato sportive.
Ekspertët e shëndetësisë ndërkohë kanë mirëpritur planet, por disa ministra kanë ngritur shqetësimin për ndikimin që atom und të kenë tek sektori i shërbimeve. Në Mbretërinë e bashkuar, duhanpirja është i vetmi shkak i madh i parandalueshëm i vdekjeve, nga i cili humbin jetën 80 mijë persona në vit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



