Dy marinarë amerikanë nën akuzë, dyshohet se i dhanë Kinës informacione të ndjeshme ushtarake

Botë | 3 vite më parë

Dy oficerë të marinës amerikane u akuzuan të enjten se i kanë ofruar informacione të ndjeshme ushtarake Kinës, përfshirë detaje mbi stërvitjet gjatë kohës së luftës, operacionet detare dhe materialet teknike kritike.

Dy marinarët, të dy me bazë në Kaliforni, u akuzuan për veprime të ngjashme për të siguruar informacione të ndjeshme  për kinezët. Por rastet e tyre ishin të ndara dhe nuk ishte e qartë nëse të dy ishin rekrutuar apo paguar nga i njëjti oficer i inteligjencës kineze si pjesë e një skeme më të madhe. 

Zyrtarët federalë në një konferencë shtypi në San Diego nuk pranuan të konfirmonin nëse marinarët ishin në dijeni të veprimeve të njëri-tjetrit.
Të dy u deklaruan të pafajshëm në gjykatat federale në San Diego dhe Los Angeles. 

Marinarët u urdhëruan të mbahen në paraburgim, deri kur do të zhvillohen seancat më 8 gusht në të njëjtat qytete. 

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur prej vitesh shqetësimin për kërcënimin e spiunazhit që ata thonë se paraqet qeveria kineze, duke ngritur çështje penale në vitet e fundit kundër operativëve të inteligjencës së Pekinit që kanë vjedhur informacione të ndjeshme qeveritare dhe komerciale, përfshirë edhe hakerimin e paligjshëm.

Gazetar Artur Mata

/ rtsh /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme