Dy shpërthime në Jerusalem, 1 i vdekur dhe 14 të plagosur

Botë | 4 vite më parë

Dy shpërthime kanë tronditur mëngjesin e kësaj të mërkure në Jerusalem, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 14 të tjerë. Policia izraelite ka dhënë informacione mbi ngjarjen duke bërë me dije se shpërthimi i parë ndodhi në një stacion autobusi pranë hyrjes së Jerusalemit duke plagosur 11 persona dhe duke lënë të vdekur një tjetër. Shpërthimi i dytë ndodhi në kryqëzimin Ramot të qytetit dhe tre persona mbetën të plagosur lehtë.

 “Ishim në stacionin MDA në hyrje të qytetit kur dëgjuam një shpërthim të madh. Menjëherë u drejtuam në vendngjarje në një numër të madh, duke përfshirë ambulanca, MICU (njësi të kujdesit intensiv të lëvizshëm) dhe medikamente”, thanë dy mjekë ndihmës nga Magen David Adom, degë e Kryqit të Kuq të Izraelit. Një zëdhënës i policisë izraelite tha se ata po hetojnë dhe kërkojnë për të dyshuarit pas shpërthimeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme