Dy vëllezër shpallen fajtorë për vrasjen e gazetares malteze

Botë | 4 vite më parë

Dy vëllezër janë dënuar me 40 vjet burg, për vrasjen e një gazetarje malteze, vdekja e e së cilës në vitin 2017 shkaktoi zemërim global.

George dhe Alfred Degiorgio, pranuan vrasjen e Daphne Caruana Galizia, 53 vjeçe, vetëm disa orë pasi u deklaruan të pafajshëm. Ajo u vra nga një makinë bombë në tetor 2017.

Shumë persona dyshojnë se vrasja ishte urdhëruar nga figura të larta të institucionit. E njohur si “WikiLeaks me një grua”, ajo zbuloi rrjete korrupsioni në Maltë dhe jashtë saj, si dhe njihej si një kritike e ashpër e qeverisë.

Ajo shkaktoi zgjedhje të parakohshme, duke publikuar akuza që lidhnin Joseph Muscat, kryeministrin e atëhershëm, me skandalin e Panama Papers, i cili ekspozoi përdorimin e parajsave fiskale nga të pasurit.

Vitin e kaluar, dy burra u akuzuan për vendosjen e makinës bombë, ndërsa një burrë tjetër, Vincent Muscat, u burgos me 15 vjet, pasi pranoi përfshirjen në vrasje. Burri që akuzohet për urdhërimin e vrasjes, biznesmeni maltez Yorgen Fenech, nuk është ende në gjyq. Ai mohon çdo përfshirje.

Një nga tre djemtë e Caruana Galizia, Paul, i cili bëri fushatë publike për drejtësi në emër të saj, tha se dënimi ishte “një erë e re”. Familja ishte në gjykatë të premten për të dëgjuar dënimin e dhënë.

Vendimi u mirëprit nga kryeministri maltez, Robert Abela, i cili tha se gjykimi ishte “një tjetër hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për familjen Caruana Galizia”.

Një hetim publik për vrasjen e gazetares investigative gjeti shtetin përgjegjës për vdekjen e saj. Raporti thoshte se shteti kishte dështuar të njihte rreziqet për jetën e gazetares dhe të merrte hapa të arsyeshëm për t’i shmangur ato.

Hetim çoi në dorëheqjen e Muscat në 2019. Ai ka mohuar akuzat për korrupsion. BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme