Dyqani i bizhuve grabitet në mes të ditës në Paris

Një dyqan me bizhuteri luksoze është grabitur në mes të ditës në Paris të shtunën pasdite.
Dyqani i “Bulgari” në Vendomë, një zonë e njohur turistike ka qenë në shënjestër të grabitësve të armatosur edhe më parë.
Sipas policisë tre persona të armatosur ndalojnë para dyqanit me motorë, hyjnë në dyqan në zonën e njohur turistike rreth orës 13:45 me orën lokale.
Vlerësohet se janë grabitur bizhuteri me vlerë miliona euro por ende nuk ka një shifër të saktë.
Në një video të postuar në rrjetet sociale të shtunën duken dy motoçikleta të mëdha, të zeza, të parkuara në trotuarin përpara dyqanit të bizhuterive.
Një person me kaskën e motorit në kokë, i veshur me të zeza dhe i armatosur qëndron roje. Më pas të tre personat duken që largohen me dy motorë.
Policia njofton se ka nisur një hetim për dyqanin e bizhuve, “Bulgari” i cili u bë objekt i grabitjes edhe dy vjet më parë kur u vodhën bizhuteri me vlerë 10 milionë euro. Atëherë një prej grabitësve u qëllua në këmbë nga policia dhe më pas u dënua.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




