E aftë të mbajë 16 raketa balistike, nëndetësja më e re bërthamore e Rusisë lundron në një bazë të përkohshme në Arktik

Botë | 4 vite më parë

Nëndetësja më e re e marinës ruse me fuqi bërthamore ” General Chuvorov “, e cila mund të lëshojë raketa balistike me majë bërthamore, po lundron në një bazë të përkohshme të Flotës Veriore në Arktik.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, nëndetësja “General Chuvorov”, e cila deri vonë ishte në një kantier detar, po lundron nga Severodvinsk në “bazën e përkohshme të Flotës Veriore”.

Nëndetësja strategjike iu bashkua zyrtarisht flotës ruse në fund të vitit 2022, me vendim të presidentit Vladimir Putin, dhe është gati t’i bashkohet Flotës së Paqësorit. Selia e re pritet të vendoset në bazën e nëndetëseve Rebachi në Gadishullin Kamchatka gjatë verës.

Është anija e gjashtë e klasit Borei, nëndetëset më të vogla dhe më të vështira për t’u zbuluar, që do të blehet nga Marina Ruse. ” General Chuvorov ” është e aftë të lëshojë deri në 16 raketa balistike Bulava, secila prej të cilave mund të mbajë më shumë se një kokë bërthamore./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme