E ardhmja e turizmit, ministri Gonxhja: Shqipëria u ul në tryezën e diskutimeve në Riyadh

Aktualitet | 11 muaj më parë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka bërë të ditur se si Shqipëria është ulur në tryezën e diskutimeve në Riyadh për të përcaktuar një agjendë të përbashkët për zhvillimin dhe të ardhmen e turizmit.

“Shqipëria u ul në tryezën botërore të turizmit, në TOURISE Summit në Riad, kryeqyteti i Mbretërisë së Arabisë Saudite, që bashkoi ministra, drejtues të agjencive ndërkombëtare, përfaqësues të sektorit privat dhe institucioneve kryesore të investimeve globale, ekspertë e drejtues kryesorë organizatash nga rajoni e bota”, shkruan Gonxhja në rrjetin social në Facebook.

Sipas Gonxhjas, në këto takime janë referuar dhe diskutuar temat që janë fokusuar në trendet “transformuese të industrisë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe partneritetet ndërsektoriale, me qëllim përcaktimin e një agjende të përbashkët për të ardhmen e turizmit botëror dhe bashkëveprimin sektorial”.

Ai shton se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë platformë përfaqëson një moment të rëndësishëm diplomatik dhe strategjik, “duke e pozicionuar vendin tonë si një aktor në dialogun global për zhvillimin e turizmit me vlerë, të qëndrueshëm, të koordinuar dhe gjithëpërfshirës”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme