E diela me mot të paqëndrueshëm deri në mesditë, vranësira e reshje shiu në shumicën e territorit

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura e kthjellimesh kryesisht pas orëve të mesditës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore hera-herës deri mesatar. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor e intensitet duke u izoluar në relievet malore deri në ndërprerjen graduale të tyre.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Deti me valëzim të forcës 1–2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




