E ftuar speciale në natën finale të Fest 62, Aurela Gaçe: Më mungon skena e Festivalit

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, e cila ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare, Aurela Gaçe do të ngjitet sonte në skenën e Fest 62 për t’i dhuruar edhe më shumë magji kësaj nate finale.
Në “Këndi i Radios” Aurela ndau emocionet para se të ngjitet në skenë. Ndonëse pranoi se i mungon skena e Festivalit, që e konsideron si shtëpinë e saj, Aurela thekson se megjithatë nuk mendon t’i bashkohet më si konkurrente.
“Më mungon gara, por skena, më duket sikur jam në shtëpinë time. Sigurisht unë jam aktive gjithë kohës dhe jam nëpër skena të ndryshme, por në skenë e Festivalit unë jam rritur aty dhe kur dal në atë skenë ndihem si në shtëpinë time, pro e kam të pamundur të garoj përsëri. Në momentin që ti ke fituar disa çmime, vjen një moment që të duket sikur garon sërish nga e para, është shumë e vështirë. Procesi i garës është shumë i vështirë, ka ankth dhe thua pse t’i futem sërish këtij ankthi unë?!”, u shpreh Aurela.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




