E premtja me shi në pjesën më të madhe, intensiteti do të rritet në orët e mbrëmjes

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Në orët e para të mëngjesit deri në orët e paradites reshje shiu me intensitet mesatar në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në zonën e jug-perëndimit reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Më pas reshjet e shiut mbeten të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3–4 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




