Efektet shëndetësore të një udhëtimi të gjatë me avion

Lifestyle | 3 vite më parë

Vitet e fundit, udhëtimet ajrore janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, qoftë për qëllime profesionale apo personale.

Por, ndërsa udhëtimet e gjata ofrojnë mundësinë për të zbuluar vende të largëta dhe magjepsëse, ato gjithashtu mund të sjellin një sërë efektesh shëndetësore jo të papërfillshme.

Udhëtimet ajrore mund të sjellin sëmundje për shkak të lartësisë së madhe, si dhimbje veshi, dhimbje koke, përgjumje dhe probleme me zorrët. Fazat e ngritjes dhe uljes së avionit janë më delikatet, pasi ndryshimi i papritur i presionit çrregullon trupin.

Dehidratim- Dehidratimi është i zakonshëm gjatë fluturimeve të gjata për shkak të ajrit të thatë të kabinës. Është e rëndësishme të pini shumë ujë para dhe gjatë fluturimit për të parandaluar dehidratimin.

Mpiksja e gjakut- Në fluturime të gjata, qëndrimi i palëvizshëm mund të prodhojë mpiksje gjaku potencialisht të rrezikshme. Është e rëndësishme të lëvizni çdo dy orë, të hidratoheni, të shmangni alkoolin dhe të vishni çorape kompresioni (llastiku) në rast të kushteve të veçanta.

Dhimbje qafe dhe shpine- Dhimbjet e qafës dhe shpinës janë mjaft të zakonshme kur udhëtoni në distanca të gjata. Këshilla është të përdorni jastëkë për të mbrojtur qafën dhe shpinën, ngrihuni herë pas here dhe ecni nëse është e mundur.

Ankthi- Ankthi i udhëtimit mund të shkaktohet nga frika e fluturimit, hapësirat e mbyllura ose komplikimet mjekësore, që rezultojnë në pagjumësi dhe hiperventilim. Udhëtimi me një shoqërues me përvojë, marrja e ilaçeve kundër ankthit mund të ndihmojë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme