Ekskluzive; fituesja e Eurovizionit flet shqip! Loreen triumfon sërish?

E shtuna në ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçi sjell për herë të parë për publikun shqiptar fituesen e Eurovizion, këngëtaren shumë të njohur Loreen. Artistja suedeze vjen në ekranin e RTSH në një intervistë që zbulon më shumë për rrugëtimin e saj në Eurosong.
Edhe pse fitoi me hitin ‘Euphoria’ në vitin 2012, ajo do të garoj sërish në edicionin e 2023 me këngën ‘Tatoo’. Projekti i saj i fundit është në krye të basteve online ndërsa kënga është shndërruar viral në shumë shtete.
A pret ajo që të fitoj sërish? Çfarë mendon Loreen për këngën ‘Duje’ dhe përfaqësimin shqiptar?
Këngëtarja tregon në intervistën e të shtunës edhe surprizat me performancen e saj; sa e njeh ajo Shqipërinë dhe si e shikon ajo betejen e cdo shteti për të fituar garën europiane. Zbuloni këto e shumë të tjera ditën e shtunë ora 18:30 në ekranin e RTSH.
Ermali ka sërish të njejtën ftesë: ‘Më prit në fundjavë’.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




