Elon Musk: Drejtimi i Twitter ka qenë “mjaft i dhimbshëm”

Miliraderi Elon Musk ka deklaruar se drejtimi i platformës Twitter është mjaft i dhimbshëm.
Në një intervistë për BBC, Musk teksa komentoi vendimin për blerjen e platformës, u shpreh se kompania drejtohej si një organizatë jofitimprurëse” dhe “shpenzonte para sikur të ishte jashtë modës” kur ai mori drejtimin.
Duke u ndalur te vendimin për shkurtimin e vendeve të punës, miliarderi i TESLA-s u shpreh se janë pushuar nga punë 6500 punonjës, për arsye shkurtimi kostosh. Musk tha se “1,500 njerëz tani punojnë , nga 8,000 kur mora përsipër Twitter”.
“Ndonjëherë fle në zyrë ”, ishte një nga rreshtat e tij në intervistë dhe për postimet e diskutueshme që ka bërë në të kaluarën, ai tha: “Duket se nuk duhet të postoj në Twitter pas orës 3 të mëngjesit”.
Ndër të tjera, Musk foli edhe për qëndrimet e tij politike, duke pohuar se në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane votoi për Joe Biden : “Me siguri gati gjysma e vendit votoi për Trump. Unë nuk kam qenë njëri prej tyre”, vuri në dukje ai.
Sipas tij, Twitter duhet të jetë një shesh i qytetit ku të gjithë flasin dhe jo një vend që fokusohet vetëm tek politika partiake.
Sipërmarrësi multimiliarder tha gjithashtu se do ta shiste kompaninë nëse do të vinte personi i duhur.
Musk, i cili gjithashtu drejton prodhuesin e makinave Tesla dhe firmën e raketave SpaceX, bleu Twitter për 44 miliardë dollarë (35.4 miliardë £) në tetor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




