Elon Musk: Në fluturimin e radhës do të përmirësojmë tualetin

Kuriozitete | 5 vite më parë

Elon Musk deklaroi se fluturimi tjetër turistik i qytetarëve në hapësirë, do të ketë përmirësime të reja. Një ndër përmirësimet që ka deklaruar, është tualeti, pasi siç u shpreh ai, grupi i parë pati “disa sfida”me të. Musk nuk i hyri shumë detajeve duke treguar specifikisht se cili ishte problemi me to. Njeriu i dytë më i pasur në botë, takoi nga afër ekipin “Inspiration4”, që fluturoi në hapësirë, për t’i uruar ata personalisht. Gjithsesi, çështja e tualetit u cek edhe nga komandanti i ekipit, Jared Isaacman.

“Nuk ka shumë privatësi. Ka një perde që të ndan nga pjesa tjetër e raketës. Madje, ndodhet pranë kupolës së xhamit, kështu që kur të duhet patjetër të përdorësh tualetin, ka një pamje fantastike”, tha ai. Megjithatë, Musk njoftoi se herën tjetër do të ketë një furrë për të ngrohur ushqimin, si edhe Starlink Wifi


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme