Elon Musk: Nuk do të mbështes Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2024

Botë | 4 vite më parë

Elon Musk ka deklaruar se nuk do të mbështeste Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të 2024. “Preferenca ime për presidencën e vitit 2024 është dikush i ndjeshëm dhe i qendrës. Unë kisha shpresuar se do të ishte rasti për administratën e Bidenit, por deri më tani kam qenë i zhgënjyer”, tha ai.

Musk tha se ishte gjë e mirë rikthimi i llogarisë së ish-presidentit amerikan në këtë platformë, pasi sipas tij deplatformimi i një presidenti në detyrë minoi besimin e publikut në Twitter për gjysmën e Amerikës.

“Gjëja e rëndësishme është që Twitter të korrigjojë një gabim të rëndë në ndalimin e llogarisë së tij, pavarësisht se nuk ka shkelje të ligjit ose kushteve të shërbimit. Deplatformimi i një presidenti në detyrë minoi besimin e publikut në Twitter për gjysmën e Amerikës”, shtoi Musk.

Twitter e ndaloi llogarinë e Trump, pas sulmit të 6 janarit të vitit të kaluar, me argumentin se postimet e tij kishin shumë të ngjarë të inkurajonin dhe frymëzonin njerëzit për të përsëritur aktet kriminale që ndodhën në Kapitolin e SHBA.

Trump u ndalua gjithashtu nga Facebook, Instagram dhe YouTube pas trazirave.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme