Elon Musk shkarkon bordin e Twitter, mbetet “drejtor i vetëm” i platformës

CEO i Tesla, Elon Musk bëhet drejtor i vetëm i platformës së mediave sociale Twitter pas finalizimit të blerjes së kompanisë prej 44 miliardë dollarësh. Elon Musk ka shkarkuar bordin e drejtorëve të Twitter, duke i dhënë vetes kontroll të papenguar mbi Twitter-in.
Me blerjen e Twitter-it, Musk nisi drejtimin duke pushuar drejtuesin më të lartë të kompanisë shefin ekzekutiv Parag Agraëal dhe shefin financiar Ned Segal.
Musk, personi më i pasur në botë, e përfundoi blerjen e kompanisë përmes një kombinimi të pasurisë së tij, fondeve të investimeve dhe kredive bankare. Marrja e Twitter-it nga Musk ka ndezur një debat të fortë rreth ekuilibrit midis fjalës së lirë dhe mbrojtjes së grupeve vulnerabël nga dëmtimi në internet.
Musk ka kritikuar politikat e moderimit të Twitter dhe ka akuzuar kompaninë se është e njëanshme ndaj pikëpamjeve të krahut të majtë.
Edhe pse Musk ende nuk ka detajuar planet e tij të sakta për platformën, ai pritet gjerësisht të lehtësojë rregullat e moderimit dhe të shkurtojë një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore të kompanisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



