Emisioni ‘3D’ në RTSH/ ‘Ultimatumi’ i Izraelit, palestinezët midis ‘ferrit dhe parajsës’

Botë | 3 vite më parë

Ushtria izraelite i ka thënë OKB-së se të gjithë që jetojnë në veri duhet të zhvendosen në jug të Gazës në 24 orët e ardhshme.

Izraeli është përgatitur për një ofensivë tokësore, duke mbledhur ushtarë, artileri të rëndë dhe tanke në kufirin e Gazës. Ajo ka nisur sulmet ajrore në Gaza që nga e shtuna e kaluar pas sulmit të befasishëm të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit.

Mentor Beqa, Doktor i Shkencave në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, i ftuar në emision “3D” në RTSH foli për ultimatumin që Izraeli i ka dhënë popullit palestinez për t’u larguar nga veriu i Gazës për shkak të sulmeve.

“Është një dramë e madhe se çfarë po ndodh, veçanërisht për civilët. Ajo që ndodhi me Izraelin ishte një masakër dhe ajo që po ndodh me palestinezët është e papranueshme. Territoret janë të pushtuara nga Izraeli përkundrejt të drejtave dhe disa rregullore. Është në një pozitë shumë të vështirë pasi Hamasi përdor civilët për mburojë por kjo nuk do të thotë që Izraeli duhet të vras civilët. Ultimatumi që ka vendosur Izraeli për 24 orë është e pa mundur të kryhet në një kohë kaq të shkurtër. Ata njerëz nuk kanë ku të shkojnë. Nga ana tjetër kufiri me Egjiptin është bombarduar dhe si pasojë ato ndihen të zënë në çark. Është shtruar si tezë për të ardhur me tre shtete. Nuk ka asnjë vend që mund ta sfidoj Izraelin,” Mentor Beqa.

Enriketa Papa profesoreshë në Departamentin e Historisë tha se shteti i Izraelit është me të drejtën e tij duke reaguar për të mbrojtur shtetasit e tij por momenti i rëndësishëm do të jenë bisedimet.

“Janë një sërë problematikash ku gjëma që do të bëhet është e tmerrshme. Shteti i Izraelit është me të drejtën e tij për të mbrojtur shtetasit e tij. Bisedimet më të rëndësishme është ajo çka do ndodh më pas. Mund të kthehet në një luftë guerile, ka shumë mëdyshje çfarë do ndodh,” tha Papa.

Ndërsa Dritan Goxhaj në debatin për “ultimatumin e Izraelit” tha se Hamasi po sfidon Izraelin dhe se zhvendosja e palestinezëve nga trojet e tyre është pastrim etnik.

“Janë organizatat ato që sfidojnë shtetin e Izraelit, Hamasi sfidon totalisht Izraelin, te sfidohesh nga një shtet eshte diçka tjetër dhe te sfidohesh nga një organizata eshte tërësisht diçka tjetër. Zhvendosja e palestinezeve nga trojet e tyre eshte pastrim etnik i pastër,” tha Goxhaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme