Emisioni “3D” nis sezonin e ri në 2 shtator, gazetari Alban Dudushi zbulon risitë

Aktualitet | 2 vite më parë

Emisioni “3D” nis sezonin e ri më datë 2 shtator në orën 21:00. Gazetari Alban Dudushi i ftuar në studion e RTSH24 ka zbuluar disa nga risitë e këtij sezoni të ri të emisionit “3D”.

Zhvillimet politike në vend, rajon dhe botë, zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, zgjedhjet e nëntorit në SHBA, lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme janë disa nga temat që do të trajtohen në këtë sezon të ri të emisionit.

“Ne kemi pasur një sezon të suksesshëm që ishte dhe sezoni i parë i 3D në RTSH. Natyrisht ka mbajtur tempin e debateve dhe aktualiteti politik, por jo vetëm. Ka patur vëmendje dhe me zhvillimet në rajon e botë.

Në këtë vijë do jemi edhe në këtë sezon të ri që nis të hënën në datë 2 shtator në orën 21:00 dhe përkon edhe me vitin elektoral në prill apo maj është në diskredicionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohen zgjedhjet e rregullta të vitit 2025 që kanë vëmendje të shtuar për shkak të zhvillimeve dhe situatës politike në vend.

 Ky do jetë fokus goxha i përqendruar i emisionit në zhvillimet politike të brendshme, në debatet politike, me atë se çfarë ndodh me forcat e ndryshme politike në vendin tonë.

Ne jemi përqendruar edhe te zhvillimet në rajon, Rajoni ynë sjell të papritura dhe dinamika të cilat janë në vëmendje. Po ashtu dhe zgjedhjet që do zhvillohen në javën e dytë të nëntorit në SHBA.

Presidenti I SHBA është lideri i botës së lirë dhe shumë zhvillime në botë varet se si amerikanët do zgjedhin presidentin e tyre. Lufta në Ukrainë dhe Lindja e Mesme janë dy çështje të tjera të cilat janë tema të gatshme për emisionin “3D””, deklaroi Dudushi ndërsa shtoi se po ashtu ky vit përkon edhe me 80-vjetorin e çlirimit të vendit, dhe sikurse thotë ai, një komponent i rëndësishëm i emisionit do jenë edhe temat historike, debatet që lidhen me Luftën e dytë Botërore dhe luftës Nacional Çlirimtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme