Fakte dhe legjenda rreth frutave dhe perimeve të freskëta

Frutat dhe perimet e freskëta sigurojnë një sërë lëndësh ushqyese, vitamina, minerale dhe fibra , ndërkohë që mbeten natyrisht të ulëta në kalori, yndyrë dhe natrium.
Por përveç përfitimeve të tyre shëndetësore të vërtetuara dhe faktit që ju mund t’i bëni pjesë me të gjitha llojet e pjatave, frutat dhe perimet janë të njohura dhe të përdorura në një kohë e cila daton që kur njerëzit filluan të kultivonin kultura ushqimore rreth 10,000 vjet më parë.

Banane – Sëmundja e Panamasë fshiu një specie të tërë bananesh në vitet 1950. Çfarë do të thotë kjo? Bananet që hamë sot janë në fakt të gjitha të kultivuara nga një bimë e vetme bananeje në Azinë Juglindore!

Shalqinj –Jo më kot shalqinjtë janë një nga frutat më të preferuara të verës sepse ato përmbajnë 92% ujë. Eksploruesit e hershëm në rajonet e thata mbanin shalqinj si një mënyrë për të mbajtur të hidratuar organizmin në kushtet e nxehtësisë dhe lagështisë.

Mollët – A e dini se mollët ju japin më shumë energji se kafeja? Kjo për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të karbohidrateve, vitaminave dhe mineraleve lëndë djegëse për t’ju ndihmuar të qëndroni energjikë gjatë gjithë ditës.

Dardha – Dardha në fakt është pjesë e familjes së trëndafilave. Por ndërsa ka rreth 150 lloje të ndryshme të luleve, ka mbi 3000 lloje dardhash në mbarë botën.

Rrush –Rrushi është të paktën 65 milionë vjet i vjetër, sipas një raporti të botuar në revistën shkencore Trends in Genetics. I njëjti studim sugjeron se njerëzit kanë kultivuar frutat për të paktën 8000 vjet.

Lakrat e Brukselit – Lakra e Brukselit është një version i lakrës së egër që rritet në Afganistan, Pakistan dhe Iran. Perimet e kanë marrë emrin nga kryeqyteti belg sepse është kultivuar në zonën përreth të paktën që nga shekulli i 13-të.

Karota – Karotat nuk ishin gjithmonë në ngjyrë portokalli. Bimët më të hershme të dokumentuara prodhonin varietete vjollcë, të verdhë ose të bardhë. Karotat portokalli u kultivuan vetëm në Evropën Qendrore rreth shekullit të 15-të ose 16-të.

Panxhar – Panxhari konsiderohej si një afrodiziak në lashtësi. Romakët e lashtë besonin se panxhari dhe lëngu i tyre nxisin ndjenjat e dashurisë. Në mitologjinë greke, Afërdita hante panxhar për tu dukur me e bukur.

Qepa –Në Egjiptin e lashtë, qepa nderohej si objekt adhurimi. Ajo shihej si një simbol i jetës së përjetshme për shkak të shtresave të shumta rrethore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




