Fansat “hapin arkivat”, publikojnë fotografitë kur Cristiano Ronaldo ishte imazh i Coca Cola-s

Kuriozitete | 5 vite më parë

Veprimi i Cristiano Ronaldos në konferencën për media trazoi rrjetin dhe i shkaktoi humbje të madhe kompanisë Coca Cola pasi hoqi dy shishet nga tavolina dhe i zëvendësoi me ujë. Kapiteni i Portugalisë u duk sikur u ofendua, kur pa shishen e Coca Cola-s, në një konferencë shtypi para ndeshjes të së martës në Euro 2020, me Hungarinë.

Futbollisti kapi shishet dhe i largoi nga tryeza e tij dhe më pas mori ujë. Madje, nuk hezitojë t’u drejtohet gazetarëve, me bidonin e ujit në dorë: “Pini ujë!” Gjesti i tij i ka kushtuar shumë kompanisë së ‘Coca Colas’, vlera e së cilës ka rënë me katër miliardë dollarë.

Pavarësisht thirrjes së tij për të konsumuar produkte të shëndetshme, fansat kanë hapur “arkivat” duke treguar reklamat e Ronaldos. Me anë të postimeve në Tëitter, kanë kujtuar kohën kur Ronaldo ka qenë imazh i Coca Colës dhe KFC-së.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme