Farmacistët, këshilla për të moshuarit – Ndërgjegjësim në Ditën Botërore të Farmacistëve

Aktualitet | 1 vit më parë

Në Ditën Botërore të Farmacistëve, me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik në lidhje me kontributin që japin farmacistët, janë ofruar kontrolle falas për moshën e tretë, kryesisht në rrugët e kryeqytetit, por edhe në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë.

“Dietë mbaj ushqimin, domethënë, sheqerin nuk e kaloj nga 120 dhe ushqimin e ha me kujdes”, shprehet e moshuara.

“Vuaj nga diabeti dhe tensioni. Tensionin dhe diabetin i mas dhe vetë pasi kam aparatet”, shprehet i moshuari.

“Është shumë e rëndësishme të masni herë pas here tensionin dhe gliceminë, sepse është një analizë shumë e thjeshtë. Duke e matur disa herë gjatë ditës, apo esëll herët në mëngjes, arrin të shohësh nëse ka diçka që nuk shkon në organizmin tënd dhe një analizë e thjeshtë bën të mundur shpëtimin e jetës“, shprehet farmacistja.

Me qëllim përmirësimin e shëndetit të banorëve të shtëpisë së të moshuarve në Tiranë, Urdhri i Farmacistëve ka ofruar mbështetje me pajisje mjekësore, materiale mjekimi dhe me barna pa recetë.

“Farmacistët do t’i keni gjithmonë aleatë në rrugën tuaj drejt shëndetit. Për çdo nevojë që do të keni, qoftë për barna, qoftë për materiale apo aparate mjekësore, Urdhri i Farmacistëve do t’ju gjendet me sa të kemi mundësi“, shpreht punonjësi i Urdhrit të Farmacistëve.

Veç matjes së tensionit dhe të glicemisë, në stendat e ngritura në kryeqytet janë shpërndarë edhe fletëpalosje me këshilla mjekësore për qytetarët.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme