FBI dhe MI5 paralajmërim për spiunimin kinez: Kërcënim afatgjatë për sigurinë ekonominë dhe kombëtare

Botë | 4 vite më parë

Kreu i FBI-së Christopher Wray dhe drejtuesi i agjencisë vendase të inteligjencës britanike MI5, Ken McCallum kanë mbajtur një fjalim të përbashkët duke dhënë alarmin për  qeverinë kineze e cila sipas tyre po tenton të vjedhë teknologjinë e biznesmenëve.

Christopher Wray ripohoi shqetësimet në lidhje me spiunazhin ekonomik dhe operacionet e hakerëve nga Kina, si dhe përpjekjet e qeverisë kineze për të mbytur disidencën jashtë vendit, raporton The Guardian.

“Ne vazhdimisht shohim se është qeveria kineze ajo që përbën kërcënimin më të madh afatgjatë për sigurinë tonë ekonomike dhe kombëtare, dhe me “tonën”, nënkuptoj të dy kombet tona, së bashku me aleatët tanë në Evropë dhe gjetkë. Qeveria është “e vendosur të vjedhë teknologjinë tuaj, çfarëdo qoftë ajo që e bën industrinë tuaj të shëndoshë, dhe ta përdorë atë për të ulur biznesin tuaj dhe për të dominuar tregun tuaj”, tha Wray.

Ken McCallum tha se MI5 po zhvillonte shtatë herë më shumë hetime në Kinë sesa kishte qenë katër vjet më parë .

 “Sot është hera e parë që krerët e FBI dhe MI5 kanë ndarë një platformë publike,” tha McCallum. “Ne po e bëjmë këtë për të dërguar sinjalin më të qartë që mundemi për një sfidë masive të përbashkët: Kinën.”

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington, Liu Pengyu, hodhi poshtë akuzat e liderëve perëndimorë, duke thënë se Kina “kundërshton dhe lufton fuqishëm të gjitha format e sulmeve kibernetike” dhe i quajti akuzat të pabaza. “Ne kurrë nuk do të inkurajojmë, mbështesim apo falim sulmet kibernetike”, thuhet në deklaratë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme