Fermerët francezë i japin fund protestave – Përkeqësohet situata në Belgjikë dhe Holandës

Botë | 3 vite më parë

Ndërsa fermerët francezë filluan të hiqnin këtë të premte barrikadat e ngritura në rrugët kryesore të vendit, pasi kryeministri Gabriel Attal dha një sërë premtimesh për t’i ndihmuar, kolegët e tyre në Belgjikë dhe Holandë protestuan duke kërkuar çmime të drejta, uljen e taksave dhe të burokracive, duke bllokuar disa pika kufitare mes vendeve të tyre. Fermerët belgë ndërkohë nuk  lejuan që kamionët që të hynin apo të largoheshin nga një port ku zbarkojnë prodhime agro bujqësore nga mbretëria e bashkuar dhe vende të tjera. 

Kryeministri belg Alexander De Croo iu kërkoi atyre të heqin bllokadat.  Protestat e fermerëve kanë përfshirë një numër të madh vendesh evropiane, duke vënë në dukje ndikimin që lufta e be-së kundër ndryshimeve klimatike, çmimet në rritje si dhe konkurrenca nga jashtë kanë tek sektori agrbujqësor.  

Protestat arritën kulmin kur fermerët hodhën vezë dhe gurë ndaj ndërtesës së parlamentit evropian dhe ndezën zjarre si dhe shpërthyen fishekzjarrë duke iu kërkuar udhëheqësve evropianë të mbledhur në një samit në ndërtesën e këshillit evropian që  të bënin më shumë për ti ndihmuar.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme