Festa e Pavarësisë së SHBA, Putin nuk uron Biden: Urimet nuk janë të përshtatme këtë vit

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të urojë homologun e tij amerikan Joe Biden në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së për shkak të veprimeve “jomiqësore” të Uashingtonit ndaj Moskës.
Lajmin e dha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë për gazetarët.
“Urimet këtë vit vështirë se mund të konsiderohen të përshtatshme. Politikat jomiqësore të Shteteve të Bashkuara janë arsyeja”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 246-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan. Në Shtetet e Bashkuara 4 Korriku festohet çdo vit si festë kombëtare, Dita e Pavarësisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




