Festivali i Pranverës- Rovena Dilo emocionon me “Dashuria” dhe një kujtim të veçantë nga 1993
Nata finale e Festivalit të Pranverës në Teatrin e Operas dhe Baletit u pasurua me një moment të veçantë, kur këngëtarja e mirënjohur Rovena Dilo u ngjit në skenë për të interpretuar këngën “Dashuria”.
Pak përpara performancës, Dilo ndau me publikun një detaj të veçantë, duke treguar se ishte veshur me të njëjtin fund që kishte përdorur në vitin 1993, kur këndoi për herë të parë këngën “Kurrë mos më lësho”.
“Sot Kam veshur fundin që e kam veshur për herë të parë, kam kënduar për herë të parë këngën ‘Kurrë mos më lësho’ në vitin 1993 dhe e kam risjellë meqë Festivali i Pranverës u rikthye, mendova ta nderoj me të njëjtin fund që kam kënduar ‘Kurrë mos më lësho’”, tha ajo.
Me zërin e saj karakteristik dhe energjinë që e shoqëron gjithmonë, Dilo solli një performancë të ngrohtë e plot emocion, duke i rikthyer publikut një nga hitet e saj më të dashura.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




