Ficos iu bë atentat, Sllovakia ashpërson ligjin për lirinë e tubimit

Sllovakia ka ashpërsuar ligjin për lirinë e tubimit, pas atentatit kundër kryeministrit Robert Fico, dy muaj më parë. Ligji, që u miratua në fund të qershorit dhe hyri këtë fillim jave, dhe nuk do të lejojë tubime në një rreze prej 50 metrash nga selia e qeverisë dhe presidencës, parlamentit dhe të gjitha godinave të gjykatave.
Me ligj, ndalohen edhe demonstratat kundër politikanëve para rezidencave të tyre. Tubimet mund të ndalohen gjithashtu nëse rrezikojnë rendin publik. Ligji parashikon që liderët e partive të përfaqësuara në parlament, ta kenë edhe të drejtën e mbrojtjes personale.
Ngjashëm, mbrojtja personale duhet të sigurohet edhe për prokurorin e përgjithshëm dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Por një pjesë e opozitës në këtë shtet tha se ligji është një është një hap drejt “shtetit policor”.
Fico, 59 vjeç, u qëllua nga afër më 15 maj, në një qytet të Sllovakisë qendrore dhe iu nënshtrua dy operacioneve të gjata, ndërsa vetëm javën e kaluar ai mundi të kthehej në punë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



