Financimi i luftës kundër Rusisë, Gjermania do të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën për vitin 2025

Botë | 2 vite më parë

Ndihma gjermane për Ukrainën sipas një drafti të buxhetit të vitit 2025 do të zvogëlohet në 4 miliardë euro (4.35 miliardë dollarë) nga rreth 8 miliardë euro sa ishte në vitin 2024.

“Financimi i Ukrainës është i siguruar për të ardhmen e parashikueshme falë instrumenteve evropiane dhe kredive të G7”, tha ministri gjerman i financave Christian Lindner në një konferencë shtypi.

Gjermania shpreson se Ukraina do të jetë në gjendje të plotësojë pjesën më të madhe të nevojave të saj ushtarake me 50 miliardë dollarë kredi nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse të rënë dakord nga G7, dhe se fondet e destinuara për armatim nuk do të përdoren plotësisht.

Kambanat e alarmit ranë në të gjithë Evropën këtë javë pasi Donald Trump zgjodhi senatorin J.D. Vance, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe paralajmëroi se Evropa do të duhet të mbështetet më pak te Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur kontinentin, si kandidatin e tij për nënpresident.

Edhe pse ndihma ushtarake për Ukrainën do të shkurtohet, Gjermania do të përmbushë objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2% të PBV-së për mbrojtjen në vitin 2025, me një total prej 75.3 miliardë eurosh. Ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, kancelari Olaf Scholz shpalli një për pikë kthese historike  me një fond special prej 100 miliardë eurosh “për ushtrinë”.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme