Finlanda: Europa duhet të forcojë mbrojtjen e saj, do ishte në telashe pa SHBA-në

Botë | 4 vite më parë

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka bërë thirrje që Evropa të ndërtojë aftësitë e veta të mbrojtjes në vazhdën e luftës në Ukrainë, duke thënë se pa ndihmën e SHBA-së ajo nuk është mjaft e qëndrueshme.

“Duhet të sigurohemi që jemi më të fortë dhe do të jem e sinqertë me ju, Evropa nuk është mjaft e fortë. Ne do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”, tha Marin në Sydney.

Marin këmbënguli se Ukrainës duhet t’i jepet “çfarëdo që duhet” për të fituar luftën, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë qenë thelbësore në furnizimin e Kievit me armë, financa dhe ndihmën humanitare të nevojshme për të zbehur përparimin e Rusisë.

“Ne duhet të sigurohemi që po i ndërtojmë gjithashtu ato aftësi kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, industrinë evropiane të mbrojtjes, dhe duke u siguruar që ne mund të përballemi në lloje të ndryshme situatash,” tha ajo.

Ndërsa Rusia pushtoi Ukrainën, prioritetet e Finlandës ishin të kishte marrëdhënie dypalëshe pune me Rusinë dhe të ishte partner i ngushtë me anëtarët e NATO-s, por jo të ishte anëtare, tha ajo.

“Kjo ishte mënyra më e mirë për të siguruar kombin tonë”, tha ajo.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u bashkuar me aleancën në maj, por po presin që Turqia dhe Hungaria të ratifikojnë kërkesat e tyre , të cilat janë miratuar nga 28 vendet e tjera në grup.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme