Finlanda llogaritet se ka rreth 50.500 strehime kundërajrore në rast bombardimesh

Finlanda ka llogaritur se ka mbi 50 mijë strehime kundërajrore në rast bombardimesh dhe acarimit të luftës Ukrainë–Rusi.
Inventarizimi i strehimeve përfundoi së fundmi dhe u kërkua nga Ministria e Mbrojtjes pas ndezjes së konfliktit afër kufirit të shtetit nordik.
Finlanda iu bashkua aleancës ushtarake NATO në muajin prill, por prej dekadash po përgatitej për mundësinë e një konflikti me Rusinë, të cilën e zmbrapsi nga pushtimi gjatë Luftës II Botërore kur fuqia prirej drejt Bashkimit Sovjetik.
Strehimet në rast bombardimesh u ndërtuan kryesisht në vitet 1950 poshtë pallateve dhe godinave me zyra.
Këto strehime të ngjashme me bunkerët mendohet se mund të shërbejnë për 4,8 milionë banorë në rast emergjencash, nga 5,5 milionë që llogaritet popullsia finlandeze.
Nga vëzhgimi i fundit mendohet se strehimet kundërajrore mund të mbrojnë nga sulmet me armë konvencionale në 91 për qind të rasteve, dhe në 83 për qind të rasteve janë efikase kundër sulmeve me gaz ose emergjencave me armë bërthamore.
“Nga ana tjetër, duhet thënë se ka një numër strehimesh që kanë probleme, të cilat i bën ato të papërdorshme brenda 72 orëve, siç e parashikon ligji,” thotë menaxherja e projektit, Ira Pasi, në deklaratën drejtuar Ministrisë së Brendshme të Finlandës.
Strehimet kundërajrore janë të pajisura me ventilatorë, dyer të rënda, shtretër portativë dhe rafte.
Ato mirëmbahen nga pronarët e godinave dhe në kohët pa luftë shërbejnë për aktivitete zbavitëse, si qendra sportive ose si pishina. /Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




