Fluks udhëtarësh edhe gjatë ditëve të javës, shqiptarët e Kosovës zgjedhin Durrësin dhe Lezhën

Aktualitet | 1 vit më parë

Jo vetëm në fundjavë por edhe gjatë ditëve të javës në pikën e kalimit kufitar në Morin ka fluks automjetesh e qytetarësh. Shqiptarët e Kosovës mbeten besnikë të bregdetit shqiptar. Destinacionet e preferuara mbeten Durrësi dhe Lezha.

Turistët gjithashtu zgjedhin bregdetin shqiptar.

Kujtojmë që nga protokolli i nënshkruar mes dy qeverive nuk ka kontrolle për qytetarët e dy vendeve për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator.

Përmes kësaj marrëveshje shmangen radhët e gjata dhe lehtësohen kushtet e udhëtimit të qytetarëve. Në 24 orëshin e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 15000 shtetas dhe kanë dalë rreth 20000 shtetas.

Gazetare: I. Bajraktari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme