Fluks udhëtarësh në Kakavijë, më shumë së 9 mijë hyrje-dalje në 24 orët e fundit
Ditët e fundit të muajit gusht kanë sjellë një fluks të lartë udhëtarësh në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Krahas emigrantëve që kthehen drejt vendeve ku jetojnë, pas pushimeve në Shqipëri, nuk mungojnë edhe turistët e huaj që e kanë zgjedhur këtë pikë kufitare për hyrje e dalje.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga pika kufitare e Kakavijës kanë hyrë e dalë më shumë se 9 mijë shtetas.
Ky fluks i shtuar është tipik për fundin e sezonit veror, kur emigrantët mbyllin pushimet në atdhe dhe turistët i lënë pas ditët e pushimeve që kaluan në Shqipëri.
Autoritetet kufitare po punojnë me kapacitete të plota për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve.
Gazetare: Boralda Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





