FOTO/ Ishulli piktoresk i izoluar me ajrin më të pastër në Tokë

Në skajin e thyer veriperëndimor të shtetit ishullor australian të Tasmanisë shtrihet një gadishull jashtëzakonisht i largët me një emër të zymtë “Kepi ogurzi” (Cape Grim).

Pak udhëtarë arrijnë në këtë rajon të njohur, por ata që shkojnë gjejnë shkëmbinj dramatikë dhe plazhe me rërë të zezë në kontrast të mrekullueshëm me fushat e gjelbëruara në majë të kodrave.

Ky izolim jo vetëm që e ka mbajtur Kepin Grim të paprekur, por i ka dhënë edhe pretendim dhe reputacion e pazakontë: këtu do të gjeni ajrin më të pastër në Tokë, sipas stacionit të ndotjes së ajrit që ndodhet në kep.

Një nga 25 stacionet globale atmosferike, Stacioni Bazë i Ndotjes Atmosferike (CGBAPS) u krijua në 1976 për të mbledhur dhe analizuar përbërjen e këtij ajri të pacenuar, i cili nuk ndikohet nga burimet lokale të ndotjes, si shkarkimet apo tymi industrial./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




