FOTOT/ Mozaiku i lamtumirës për Papa Benediktin e XVI

Botë | 4 vite më parë

Besimtarët katolikë i dhanë lamtumirën Benediktit XVI, i cili dha dorëheqjen nga papati një dekadë më parë. Njerëzit u grumbulluan në sheshin e Shën Pjetrit duke filluar që në mëngjes herët, kur mjegulla errësoi kupolën e bazilikës. 

Klerikët dhe laikët krijuan një mozaik me veshjet e tyre – nga pëlhurat e kuqe të kardinalëve dhe rrobat e bardha të priftërinjve, deri te tunikat e thjeshta gri të murgjve dhe xhaketat e errëta të fryra të besimtarëve të zakonshëm. 

Ata brohorisnin ndërsa mbajtësit me kostume dhe doreza të bardha, nxorrën arkivolin e thjeshtë të Benediktit nga bazilika dhe e vendosën mbi një qilim të zbukuruar përpara altarit në sheshin e gjerë.

Papa Françesku, më pas, kryesoi meshën e rekuiemit, gjë kjo e pazakontë. Papa Françesku ndaloi në fund për të prekur arkivolin. Benedikti ishte Papa i parë pas 600 vitesh që jepte dorëheqjen. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme