Gazetari i njohur, Roberto Saviano, 1 mijë euro gjobë se fyeu kryeministren Meloni

Botë | 3 vite më parë

Gazetari i njohur italian, Roberto Saviano, do të paguajë gjobë 1 mijë euro, pasi është shpallur fajtor për fyerje të kryeministres Xhorxha Meloni.

Rasti i referohet një deklarate televizive bërë në dhjetor 2020, kur Saviano sulmoi kryetaren e qeverisë për qëndrimet e saj rreth emigracionit dhe anijeve humanitare që u vijnë në ndihmë barkave që nisen nga veriu i Afrikës.

Gjatë intervistës, Saviano kritikoi Melonin dhe liderin e së djathtës ekstreme, Mateo Salvini (o. Matteo), pasi gjatë kohës kur ishte në opozitë, Meloni kishte thënë se anijet me emigrantë duhet të mbyteshin.

Sipas avokatit të kryeministres, fjalët e gazetarit ishin “fyerje”, jo kritikë, dhe akuza “me gjuhë të tepruar, vulgare dhe agresive”.

Saviano do ta paguajë gjobën vetëm nëse e përsërit shkeljen, ndërsa aktivistët për mbrojtjen e të drejtës së fjalës thonë se sanksionimi është një “mesazh drithërues” për lirinë e shtypit.

Gazetari i njohur ka deklaruar se do e apelojë vendimin.

Ndërkohë kryeministrja Meloni do gjendet përballë një tjetër padie për shpifje të ngritur nga ajo kundër këngëtarit të grupit muzikor “Placebo”, Brajan Molko (o. Brian), pse e quajti fashiste dhe raciste gjatë një aktiviteti në qytetin e Torinos. /BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme