Gjenden të murosura 44 monedha ari të periudhës bizantine në Izrael

Gërmuesit në Izrael kanë zbuluar 44 monedha ari të periudhës bizantine dhe sende të tjera me vlerë. Thesari i përket Perandorisë Bizantine gjatë mbretërimit të Perandorit Fokas (602-610 pas Krishtit) dhe Perandorit Heraklius (610-641 pas Krishtit).
Monedhat janë prej ari solidus, që ishin monedhë e zakonshme gjatë epokës bizantine (rreth 330-1453 pas Krishtit). Ekspertët nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit i datuan monedhat me kohën e pushtimit mysliman të Palestinës Bizantine, që ndodhi në vitin 635 pas Krishtit.
“Shumica e monedhave janë të perandorit bizantin Heraklius. Dhe ajo që është veçanërisht interesante është se në vitet e tij të hershme si perandor, në monedhë përshkruhej vetëm portreti i tij, ndërsa pas një kohe të shkurtër shfaqen edhe imazhet e djemve të tij”, tha Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.
Monedhat u gjetën të vendosur në bazën e një muri guri dhe ekspertët mendojnë se ajo ishte lënë nga dikush që po ikte gjatë pushtimit mysliman.
Përveç monedhave, studiuesit gjetën rrënoja ndërtesash; kanale dhe tuba uji; një furrë për të bërë qeramikë; monedha bronzi; dhe fragmente objektesh qeramike, qelqi dhe metali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




