Gjendet diamanti rozë 170 karat, më i madhi i zbuluar në 300 vjet

Një diamant rozë prej 170 karatësh i zbuluar në Angola mund të jetë guri më i madh i tillë i gjetur në 300 vjet. I quajtur “Lulo Rose”, diamanti u gjet në minierën e diamanteve Lulo në rajonin Lunda Norte të Angolës në Afrikë.
Minierat e Angolës janë ndër dhjetë prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve. Diamanti i rrallë mund të arrijë në 11 milionë dollarë në ankand
Vetëm një në 10,000 diamante të gjetura janë me ngjyrë dhe vetëm një në çdo 100 diamante është më i madh se 10.8 karat. Prandaj gjetja e një diamanti rozë 170 karatësh është jashtëzakonisht e rrallë.
Guri i çmuar rozë pritet të dalë në ankand nga kompania shtetërore e marketingut të diamanteve në Angolë, Sodiam.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




