Gjenerali amerikan: SHBA mund të futet në luftë me Kinën në vitin 2025

Një gjeneral i Forcave Ajrore të SHBA-së ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të futen në luftë me Kinën në vitin 2025, komente që zyrtarët e Pentagonit thanë se nuk ishin në përputhje me vlerësimet ushtarake amerikane.
“Shpresoj të jam gabim, por intuita ime më thotë se SHBA do të luftojë me Kinën në vitin 2025”, tha Mike Minihan.
Pikëpamjet e gjeneralit nuk përfaqësojnë Pentagonin, por tregojnë shqetësim në nivelet më të larta të ushtrisë amerikane mbi një përpjekje të mundshme nga Kina për të ushtruar kontroll mbi Tajvanin, të cilin Kina e pretendon si territor të saj. Si Shtetet e Bashkuara dhe Tajvani do të mbajnë zgjedhje presidenciale në vitin 2024, duke krijuar potencialisht një mundësi për Kinën për të ndërmarrë veprime ushtarake, sipas Minihan.
“Këto komente nuk përfaqësojnë pikëpamjen e departamentit për Kinën”, tha një zyrtar i mbrojtjes amerikane. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin tha në fillim të këtij muaji se dyshonte seriozisht se aktivitetet ushtarake kineze të shtuara pranë ngushticës së Tajvanit ishin një shenjë e një pushtimi të afërt të ishullit nga Pekini.
Kina ka rritur presionin e saj diplomatik, ushtarak dhe ekonomik në vitet e fundit në ishullin e vetëqeverisur për të pranuar sundimin e Pekinit. Qeveria e Tajvanit thotë se dëshiron paqe, por do të mbrohet nëse sulmohet./ Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




