Gjermanët kanë lënë… futbollin?!

Interesimi i gjermanëve për ekipin kombëtar të futbollit vazhdon të bjerë, pasi dje në mbrëmje më shumë shikues preferuan një serial të vjetër gjerman përpara fitores së djemve të Joakim Loev kundër Republikës Çeke me rezultatin 1-0.
Vetëm 5,42 milionë gjermanë e panë këtë ndeshje në RTL, thënë ndryshe vetëm 18,2% e audiencës.
Sipas transmetuesve RTL, ARD dhe ZDF, kjo ishte audienca më e vogël për një ndeshje ku luan Gjemania, të paktën këto 20 vitet e fundit.
Një mesatare prej 5,45 milionë spektatorësh preferuan të shihnin serialin e njohur vendas ”Bares fur Rares”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




