Gjermani, ministrja e Mbrojtjes në prag të dorëheqjes?

Botë | 4 vite më parë

Sipas disa raportimeve në media, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht do të japë dorëheqjen. Gazeta gjermane “Süddeutscher Zeitung” shkruan, se Christine Lambrecht, do të dorëzojë detyrën javën e ardhshme.

Kurse sipas gazetës “Bild” iniciativa për dorëzimin e postit vjen nga vetë politikania socialdemokrate. Sipas mediave arsye për dorëzimin e detyrës nga ministrja e Mbrojtjes është krijimi i bindjes tek Lambrecht, se nevojitet një fillim i ri në Ministrinë e Mbrojtjes. Por zyrtarisht nuk është konfirmuar asgjë. 

Lambrecht u ndodh disa herë në qendër të kritikave. Së fundmi një video Natën e Vitit të Ri shkaktoi reagime e kritika të forta. Lambrecht poston në mediat sociale një video, ku në sfondin e e zhurmën e fishekzjarreve që hidhen në Berlin, ajo flet për fundin e vitit dhe se ky vit ka qenë me “shumë impresione të veçanta, takime me njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm”.

Deklarata e saj para luftës në Ukrainë me shumë të vdekur, u konsiderua e pavend. Opozita e CDU/CSU kërkoi dorëheqjen e Lambrecht pas videos. Por kritika ka pasur edhe për problemet në furnizimin e Bundesëehrit apo shfaqjen e saj publike.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se “janë zëra që ne nuk i komentojmë.” Sipas të dhënave të ARD-së, dorëheqja e Lambrecht ka “shumë gjasa”. Kancelari Scholz do të humbiste një ministre besnike, sipas korrespondentit të ARD, Stephan Stuchlik.

Pasuesin e pret një detyrë shumë e vështirë, sepse Ministria e Mbrojtjes ndodhet para ndryshimeve të mëdha, kjo në lidhje me jetësimin e fondit gjigand prej 100 miliardë eurosh të vënë në dispozicion për mbrojtjen pas fillimit të luftës në Ukrainë. Sipas “Süddeutscher Zeitung” shanse për këtë post do të kishte Eva Högl e SPD-së, aktualisht e ngarkuara për ushtrinë e Bundestagut. DW

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme